Secondary Adv

EverCam, kamera wireless me bateri qe zgjat 365 dite

Share on Google+

EverCam, një kamera e re e sigurisë nga marka Eufy, brandi i njohur i kompanisë Anker, u prezantua në Kickstarter dhe duket seriozisht mbresëlënëse.

 

Pajisja HD e regjistrimit rezistente gjithashtu ndaj ujit është ndërtuar si një kamera sigurie e shtëpisë e cila lidhet me anë të wirelesit, që do të thotë se nuk i duhet të montohet me vida ose i vendosur në një burim energjie. Mund të mbërthehet në çdo sipërfaqe metalike me anë të magneteve të cilat janë pjesë e strukturës së saj ndërtuese dhe mund të zgjasë deri në 365 ditë me një karikim të vetëm. Kompania tashmë ka siguruar mbi 300,000 dollarë nga shitja e pajisjes. Për shkak se kamera është e pajisur me një bateri litiumi 13,400mAh nga Anker, një lider në bateri dhe teknologjinë inteligjente të karikimit, ai qëndron në modalitetin e shfrytezimit shumë të ulët të energjisë deri në momentin kur dallon lëvizje, ku më pas do të fillojë regjistrimin. 

Një stacion bazë, ose qëndra e monitorimit të kameras është gjithashtu i përfshirë, që ju e mbani ambientet e brendshme të shtëpisë dhe të lidhur me Wi-Fi, komunikon me kamerën për të siguruar që është gati për të regjistruar dhe për të vendosur lidhjen me wirelesin duke u lidhur më pas me internetin. Karta 16GB microSD e përfshirë është e mbrojtur me encryption 128-bit AES, dhe çdo pamje e regjistruar mund të hapet dhe të shihet vetëm pasi karta të jetë vendosur në stacionin bazë pra në qëndrën e monitorimit të kameras,e cili më pas komunikon me kompjuterin ose smartfonin tuaj. 

 

Në këtë mënyrë, mund të keni akses të pamjeve pa patur nevojë për abonim në cloud. Eufy vlerëson se karta do të mbajë mesatarisht deri në 12 muaj pamjet në përdorim normal, edhe pse pamjet e reja do tu mbivendosen automatikisht pamjeve të vjetra. Kamera dhe stacioni bazë janë të pajisur me alarm në rast se kamera tentohet të dëmtohet. Përditësimet e reja mund të shihen direkt nga aplikacioni celular Eufy dhe gjithashtu ky aplikacion do t'ju ndihmojë të menaxhoni edhe opsionet e inteligjencës artificiale që ofron kamera. 

Kompania thotë se AI është ajo që ndihmon kameran të presë pjesë të panevojshme nga regjistrimet, pasi do të jetë me kalimin e kohës e aftë të dallojë fytyrat e njohura, njerëzit dhe kafshët shtëpiake dhe do të përdorë një sensor të integruar infra të kuq për të aktivizuar regjistrimin dhe dërgimin e njoftimeve kur zbulon një burim nxehtësie. Kamera mund të vendoset për të regjistruar në mënyrë të vazhdueshme, ose vetëm nën parametra të caktuara si në rastet kur zbulon lëvizjen, trupat që përçojnë nxehtësi ose fytyra të caktuara. 


Më të lexuarat